Është shkarkuar sekretari i Presidencës i përfshirë për përfshirjen në rastin e hapjes së kasafortës, kështu kanë bërë të ditur nga zyra për media e Presidencës për Front Online.
Për Front Online nga Presidenca kanë bërë të ditur se për këtë rast ishte ngritur një komision Ad hoc për përfshirjen e Gashit në këtë rast dhe po i njëjti komision ka vendosur në mënyrë unanime për shkarkimin e ti.
“Komisioni i themeluar me vendim Ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin diciplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës diciplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, kanë thënë nga zyra për media për Front Online.