Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i emëruar nga Qeveria në detyrë ka shkarkuar U.D Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imerin.
Në vend të Imerit, U.D Kryeshef Ekzekutiv është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Luigj Imeri ishte emëruar ushtrues detyre nga Qeveria Kurti si pasues i Njazi Thaçit. Thaçi është shkarkuar nga Qeveria Kurti gjatë muajit prill./FrontOnline/