Përkrahësit e presidentit të Perusë, Marin Vizcarra, kanë reaguar me zemërim pas lajmit për shkarkimin e tij nga parlamenti.
Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me protestues e policë. Vizcarra është shkarkuar pas akuzave për korrupsion, duke nxitur tensionet në shtetin latin, transmeton KOHA.
Presidenti ka thënë se do ta pranojë vendimin e Kongresit dhe se nuk do të ndjekë kurrfarë rrugësh ligjore për ta sfiduar.
Peruja po përballet me krizë ekonomike për shkak të ndikimit të pandemisë, por tashmë do ta ketë edhe barrën e krizës politike.
Mbështetësit e presidentit janë mbledhur në qendër të Limës pas lajmit për rrëzimit e liderit të tyre. Edhe deputetët që votuan kundër druajnë se vendi do të përballet me trazira politike në kulmin e pandemisë.
Përkrahësit e tij thonë se ai u rrëzua për shkak se propozoi reforma në sistemin politik të vendit.