Deputeti i PDK’së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas shkarkimeve të tre drejtorëve nga kryeministri Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Express.
Hoxha thotë se LDK’ja nuk po mund të përmbahet nga “veprimet komuniste” dhe thotë se shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë u bë për shkak të arrestimit të nënkryetarit të LDK’së, Haki Rugovës.
Zyra e Hotit konfirmon edhe shkarkimin e drejtorit të ATK’së dhe drejtorit të Doganave
Shkrimi i plotë i Hoxhës.
“LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje, kështu ka thënë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha .
“Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë
Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha.