Prezantuesja Bora Zemani përgjatë fundjavës qëndroi në spital.
Rastisi që në spital të jetë edhe në ditëlindjen e Arborit i cili mbushi tetë vjet dje.
Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili e ka marrë vetën mjaftueshëm sa për t’iu rikthyer dinamikës së madhe të “Përputhen” si program ditor.
Ditën e sotme ajo është paraqitur në ambientet e televizionit ku punon për xhirimet e reja të programit – vetëm se me një ndryshim të vogël.
Shkaku i gjendjes shëndetësore në rikuperim e sipër, Bora e ka moderuar programin ulur për herë të parë.
Një gjë e tillë sigurisht se do ishte e pamundur në kushte normale, mes tjerash edhe shkaku i dinamikës së fortë që ngjarjet në program kanë.
Konkurentët menduan edhe për një surprizë me rastin e rikthimit dhe ditëlindjes së djalit, nga e cila Bora shpërtheu në lot.