Autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar raportin rreth gjendjes me pandeminë.
Numri i të vdekurve në Francë nga coronavirusi është rritur për 429 persona.
Jerome Salomon, zyrtari më i lartë i shëndetit publik i qeverisë, tha se virusi tashmë ka vrarë 47, 127 njerëz, raporton theguardian.
Ministri i shëndetësisë, Olivier Veran, tha se Franca do të fitojë betejën kundër COVID-19, por është një luftë që do të marrë kohë.
Veran tha se shëndeti mendor i francezëve po përkeqësohej gjatë bllokimit të dytë mbarëkombëtar.
DIRECT ? Covid-19 : suivez la conférence de presse d’Olivier Véranhttps://t.co/FuuherSL3Y pic.twitter.com/xFLpBrHdio
— franceinfo (@franceinfo) November 19, 2020