Chevrolet Camaro gjeti 4,545 klientë në tremujorin e dytë, që është një rritje prej 62.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shitjet e Camaro u rritën me 13.9 për qind (në total 11,255 njësi).
Ford shiti 4,647 Mustangë në tremujorin e dytë të 2022, që është një rritje prej 107.5 për qind. Megjithatë, shitjet e Mustang në gjashtë muajt e parë janë ende në të kuqe (-17.9 përqind, me një total prej 26,244 njësi të shitura).
Së fundi, në tremujorin e dytë, Dodge Challenger u shit në 14,558 njësi (minus 3,0 përqind), dhe në gjashtë muajt e parë të 2022, vendosja e tij është gjithsej 25,682 njësi (minus 15,0 përqind)./FrontOnline/