×
  • Auto
  • Auto

    Shikoni çfarë kanë bërë me Porsche

    FrontOnline
    19 Prill 2025

    Ekzistojnë kompani për të cilët asgjë nuk është e shenjtë dhe që janë të gatshëm për gjithçka – madje edhe për ndërhyrje ekstreme.

    Porsche 911 është vetvetiu një makinë e veçantë, një nga superveturat më të dallueshme sportive që prej dekadash magjeps adhurues në mbarë botën. Dhe këtë e bën pa pasur nevojë për ndërhyrje ekstreme estetike.

    Megjithatë, dërgojeni një 911 te Mansory dhe ajo që do t’ju kthehet do të jetë diçka e këtillë. Jemi mësuar tashmë me modifikime vizuale ekstreme, por kur bëhet fjalë për Mansory, gjithmonë na habit përsëri. Është e qartë se ekzistojnë njerëz që kërkojnë këso lloj modifikimesh dhe nuk pyesin fare për çmimin.

    Në rastin konkret, Porsche 911 Turbo S cabriolet është shndërruar në P9LM Evo 900 Cabriolet – një krijim që Porsche nuk do ta prodhonte, edhe sikur të ofrohej çdo para në botë. Ndryshimet vizuale përfshijnë sasi të mëdha të fibrës së karbonit, rrota gjigante 22-inç dhe shumë shtesa të reja në karroceri.

    Nën “kostumin” e zbukuruar gjendet ende motori gjashtëcilindërsh 3.8-litërsh, por tani i modifikuar në detaje.

    I pajisur me turbina të reja, prodhon 900 kuaj/fuqi dhe 1050 Nm moment rrotullues, duke i mundësuar një sprint nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 340 km/h. Pa dyshim, edhe pse nuk duket shumë serioz, ky është një makinë garash në formë të shkëlqyer. /Telegrafi/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Auto16 Maj 2025
    Bugatti Bolide është një hiperveturë sportive e destinuar vetëm për pistë – diçka që ndjeshëm ndryshon nga një veturë klasike. Bugatti është...
    Auto15 Maj 2025
    Kanë kaluar gjashtë vjet dhe De Tomaso i ri është më në fund gati për përdorim. Dërgesat fillojnë këtë vit. Marka e...
    Auto14 Maj 2025
    Pas versioneve të prezantuara më parë të Audi S e-tron GT dhe RS e-tron GT, Ingolstadt prezantoi edhe versionin bazë të modelit...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.