Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 630 persona dhe janë infektuar 22 mijë 930 të tjerë.
Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 50 mijë e 453, ndërsa numërohen në total 1 milionë e 431 mijë e 795 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 584 mijë e 493 persona.
Numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën ka shkuar në 3 mijë e 810.
Italia radhitet e 8 në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me Covid-19.