Maqedonia e Veriut ka regjistruar 934 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.748 teste, ndërsa janë regjistruar 934 raste të reja me COVID-19.
Sipas qyteteve: Shkup-420, Kumanovë-35, Dibër-5, Shtip-20, Prilep-61, Tetovë-58, Strugë-5, Veles-82, Manastir-33, Ohër-23, Kavadar-19, Gostivar-18, Gjevgjeli-13, Strumicë-30, Kriva Pallankë-4, Radovish-7, Krushevë-2, Koçan-22, Probishtip-8, Demir Hisar-2, Pehçevë-1, Berovë-6, Vallandovë-1, Vinic-2, Dellçevë-4, Kratovë-4, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-20, Resnjë-6, Negotinë-8.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 454 pacientë të shëruar nga COVID-19.