Italia ka vendosur rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus.
Italia ka regjistruar 40.902 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave ditore, raportojnë mediat italiane.
Shifra e sotme vjen pas 254.908 testesh.
Përqindja e rasteve pozitive në 24 orët e fundit është 16 për qind.
Italia po ashtu ka regjistruar 550 viktima për një ditë kurse numri i pacientëve të shtrirë në përkujdesje intensive ka arritur në 3.230.