Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian “Euro 2020” u zhvillua mbrëmë mes Italisë dhe Turqisë.
“Azzurrët” e drejtuar nga Roberto Mancini e fituan këtë ndeshje me rezultat bindës, 0:3, shkruan FrontOnline.
Tashmë, janë publikuar edhe fakte dhe të dhëna në lidhje me këtë kompeticion madhor.
Kombëtaret që marrin pjesë në këtë kompeticion do të arkëtojnë 331 milionë euro së bashku, gjë që është 30 milionë më shumë se në evropianin e kaluar.
Kombëtarja që triumfon në “Euro 2020” arkëton 30 milionë euro, kurse, secila skuadër që merr pjesë në fazën finale merr 9.5 milion euro.
Fitorja në fazën e grupeve vlen një milion euro, kurse barazimi 500 mijë sosh.
Kalimi në fazën e 1/8 garanton 1.5 milionë euro, çerekfinalja 2.5 milionë dhe gjysmëfinalja 4 milionë./FrontOnline/