Tema e ditës, javës, muajit, vitit është sigurisht krijimi i Superligës evropiane, e cila do të jetë “homologe” e Ligës së Kampionëve.
Klubet më të pasura evropiane i kanë dhënë “goditje” të ashpër Ligës së Kampionëve, pasi vendosën të largohen nga aty, shkruan FrontOnline.
Është e qartë se motivi kryesor i gjithë kësaj janë paratë.
Besojeni apo jo, themeluesit do të marrin deri në 3.5 miliardë euro që nga fillimi në mënyrë që të rimëkëmben pas krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Klubet do të fitojnë më shumë para në Superligë se sa në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Ligës së Kampionëve deri më tani ka fituar 120 milionë euro, ndërsa ai i Superligës do të arkëtojë 400 milionë sosh.
Klubet e mëdha evropiane nuk mund t’i shmangen këtyre fitimeve, derisa të hyra të mëdha do të ketë edhe nga të drejtat televizive.
Klubet themeluese janë Milani, Arsenali, Atletico Madridi, Chelsea, Barcelona, Interi, Juventusi, Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Tottenhami./FrontOnline/