Italia ka regjstruar 8 mijë e 804 raste të reja me COVID-19 që u shënua si numri më i madh që nga fillimi i pandemisë.
Kjo shifër shënon një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë kur u shënuan 7.332 raste.
Po ashtu edhe numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë. Të enjten u njoftua për 83 pacientë që humbën betejën me COVID-19, raporton Reuters.
Italia ishte vendi i parë evropian që u prek rëndë nga koronavirusi. Deri më tash ka regjistruar 36.372 vdekje. Raste pozitive deri më sot janë 381.602.