×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shi e borë në qarkun e Lezhës, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Qarku i Lezhës është përfshirë këtë të diel nga reshje shiu dhe dëbore, duke shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

    Pavarësisht kushteve atmosferike, situata deri në orën 18:30 paraqitet nën kontroll dhe strukturat përkatëse janë në terren.

    Në bashkinë Kurbin, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara me erëra që kanë arritur deri në 50 km/h.

    Si pasojë, janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Laçit. Grupi i punës së OSHEE-së po punon për rikthimin e normalitetit. Në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit kanë nisur edhe reshje dëbore.

    Në bashkinë Lezhë, ky mot ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji në zonat e Ishullit të Lezhës, Vainit dhe Hotelit të Gjuetisë në njësinë Administrative Shëngjin

    Ndërprerjet e energjisë janë riparuar, ndërsa në fshatin Spiten, njësia Zejmen, grupet e OSHEE janë ende në terren. Dëborë me intensitet të ulët është raportuar në malin e Velës dhe në njësinë administrative Ungrej.

    Në bashkinë Mirditë, reshjet e shiut dhe erërat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Dëborë është regjistruar në njësitë administrative Kaçinar, Fan dhe Orosh, si dhe në disa fshatra të larta të njësisë Selitë e Kthellë, ku reshjet vazhdojnë.

    Grupet e OSHEE në të tri bashkitë kanë qenë në veprim gjatë gjithë ditës, duke punuar për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

    Niveli i lumenjve Drin dhe Mat ka shënuar një rritje të lehtë, por ndodhet brenda kufijve të sigurisë. Hidrovorët janë në gatishmëri dhe aktivizohen sipas prurjeve të ujit në kanale.

    Të gjitha akset rrugore në atë qark janë të kalueshme, dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë bllokim./

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Prill 2025
    Boris Bratina, është propozuar për postin e ministrit të Informacionit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e re të Serbisë. Por, Bratatina më herët...
    Bota/Rajoni14 Prill 2025
    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, teksa është rrugës drejt Luksemburgut për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave Shqipëri-Bashkimi Evropian, ka...
    Bota/Rajoni14 Prill 2025
    Parlamenti gjerman planifikon të mblidhet më 6 maj për të zgjedhur Friedrich Merinz si liderin e ardhshëm të vendit, nëse të gjitha...
    Të tjera
    Lajme14 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane , Veton Berisha,  tha se nuk e di a do të votojë, duke pohuar se deri ëm...
    Lajme14 Prill 2025
    Rreth 70 udhëtarë që po vinin nga Gjermania për në Kosovë kanë mbetur në Serbi, disa kilometra larg pikës kufitare në Merdar,...
    Lajme14 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik. Ai dyshohet...
    Lajme14 Prill 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A.,  Fisnik Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e KfW-së për Kosovë Moritz Remé dhe  Sergiy...
    Lajme14 Prill 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB),  Agim Shahini, së bashku me biznesmenin e njohur, pronarin e Petrol Company, Shkëlzen Jusaj, kanë...
    Lajme14 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, tha se Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka përcaktuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.