Quhet SOC dhe nënkupton pronarët e veturave më të shtrenjta në mbarë botën.
Edicioni i 10 -të i SOC-së është mbajtur në Puglia të Italisë, ku veturat më luksoze vijnë nga e gjitha bota dhe reklamohen si në një garë për bukurinë dhe çmimet e tyre.
Automjetet janë unike, gjegjësisht porositen nga njerëzit e ‘marrosur’ pas tyre dhe janë numër i kufizuar i prodhimit.
Në ngjarje ishte edhe shqiptari Sado Maksuti, së bashku me veturën superluksoze Area S1.
Ndryshe, SOC Weekend Italy është ndër “show room” më të mëdha në shtetin italian. /Telegrafi/