×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheshi “Xhorxh Bush”, Murati: Kontrata është nënshkruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër tjerash është theksuar edhe fenomeni i largimit të qytetarëve nga vendi drejt vendeve të huaja, shkruan Gazeta Express.

    Në raportin e GAP, kërkohet të ketë përshtatje të pagave dhe ofrim të kushteve të favorshme të punës në mënyrë që qytetarët të vazhdojnë të japin kontribut në Kosovë.

     

    ‘‘Kosova ka kohë që po përballet me të ashtuquajturën ‘ikjen e trurit’, fenomen i cili po ndikon në largimin e punonjësve nga sektorët kyç si shëndetësia, edukimi dhe TIK, duke shkaktuar mungesë të profesionistëve në këto fusha. Për shembull, numri i qytetarëve të Kosovës të punësuar në sektorin e informimit dhe komunikimit në Gjermani është rritur mesatarisht 16% viteve të fundit, ndërsa paga mesatare është rreth 1.5 herë më e lartë se në Kosovë pasi përshtatet me koston e jetesës. Adresimi i këtij fenomeni kërkon përshtatje të pagave dhe ofrim të kushteve më të favorshme të punës në Kosovë, në mënyrë që profesionistët të vazhdojnë kontributin e tyre brenda vendit. Po ashtu, është e domosdoshme të ofrohen udhëzime dhe nxitje për të rinjtë, të cilët duhet të orientohen në profesionet që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe janë thelbësore për mirëqenien afatgjatë të vendit’’, thuhet në raport.

    Tutje, shtohet se, kjo dukuri do të ndikojë në mungesë të fuqisë punëtore, sidomos në sektorë kyç.

    ‘‘Dukuria e emigrimit do të ndikojë në një mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore në vitet në vijim, sidomos në sektorë kyç dhe me produktivitet të lartë në ekonominë e vendit. Sipas të dhënave, nga gjithsej popullsia e cila i takon moshës së punës, 43% janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 57% mbeten jo-aktivë, me gratë që përbëjnë 66% të kësaj kategorie’’, shtohet në raport.

    Po ashtu, nga GAP theksohet se Kosova duhet të ndërmarrë masa strategjike për të fuqizuar tregun e punës.

    ‘‘Përballë këtyre sfidave, Kosova duhet të ndërmarrë masa strategjike për të fuqizuar tregun e punës. Në veçanti, Kosova duhet të përqendrohet në mobilizimin e fuqisë punëtore brenda vendit. Prioritetet kryesore përfshijnë integrimin më të madh të grave në aktivitetet ekonomike, përmes eliminimit të barrierave që pengojnë pjesëmarrjen e tyre, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për përfshirjen e tyre në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore. Po ashtu, të rinjtë duhet të trajnohen në përputhje me nevojat e tregut të punës,

     

    duke investuar në edukim dhe programe trajnimi që i përgatisin për sektorë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik afatgjatë. Një rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet sektorëve me potencial të lartë për rritje, si teknologjia dhe energjia, që mund të luajë një rol kyç në transformimin e tregut të punës në Kosovë. Duke zbatuar këto reforma, Kosova ka mundësinë të lehtësojë sfidat aktuale dhe të ndërtojë një ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme’’, përfundohet në raport.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Shoferi i një automjeti, bashkë me drejtuesin e një motoçiklete, janë aksidentuar mes vete, sot në Prishtinë. Aksidenti ndodhi në Rrugën C....
    Lajme31 Maj 2025
    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    Lajme31 Maj 2025
    Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një punëtor nga Bosnja Hercegovina ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Tiranë dhe për pasojë ka vdekur. Policia e Tiranës...
    Sport31 Maj 2025
    Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit. Gjithçka ishte e barabartë deri...
    Lajme31 Maj 2025
    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.