Ish-shefi i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vucic, lideri i radikalëve serbë dhe i dënuari i Gjykatës së Hagës për krime lufte në Kroaci, Vojislav Seselj, në një përshkrim të figurës së Vucicit ka thënë se “ai (Vucici) ka blerë çfarëdo libri që ka gjetur në internet për të manipuluar me mediat”.
Deklarimet e radikalit Seselj janë bërë pak vjet pas ndarjes se Partisë Radikale Serbe (SRS), kur ish-presidenti Nikoliq dhe presidenti i tashëm Vucic krijuan Partinë Përparimtare Serbe (SNS) duke marry shumicën e votave në disa zgjedhje parlamentare në Serbi. Seselj ka thënë se Vucic është manipulues me njerëzit përmes “premtimeve të rrejshme të tij”.
“Vucici është i shkolluar. Vucici është manipulues i madh i mediave. Për dallim nga Toma Nikoliq (ish presidenti i Sërbisë, vj), i cili kur s’ka dashur të lexojë libra, megjithëse gjithnnjë e kam shtyrë, i kam sugjeruar literaturë të caktuar, Vucici pandërprerë ka punuar në ngritjen e vetes. Ai ka porositur përmes internetit cdo gjë që ka mundur të gjejë mbi manipulimin mediatik, mbi manipulimin me njerëz. Dhe ai kështu ka krijuar, e kjo sot shihet, një fuqi të frikshme. Ai tani manipulon me të gjitha mediat në Serbi. Ai manipulon me të gjithë popullin në Serbi. Ai, thjeshtë, me ato premtimet e tij të rrjeshme ka arritur të manipulojë pjesën më të madhe të qytetarëve dhe ka arritur një popullaritet të madh pa dyshim”, ka thënë Seselj disa vjet më parë, pasi Gjykata për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e shpalli fajtor për krime kundër njerëzimit.
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vucic, ish-ministër i informatave në Qeverinë e Serbisë në vitin 1998, u zgjodh në detyrën e presidentit në vitin 2017 pas disa vjet udhëheqjeje me Qeverinë e vendit. Aktualisht është figura më e fuqishme në skenën politike në Serbi dhe vlerësohet se ka në komtroll pjesën më të madhe të mediave, kryesisht ato me valë kombëtare.
Partia e tij, Parparimtare Serbe, në zgjedhjet e fundit parlamentare në qershor 2020 ka fituar mbi 60 per qind të votave, në një atmosferë që është cilësuar “e frikës dhe intimidimit”. Në zgjedhje nuk morën pjesë një numër i partive opozitare, kurse ato nga vëzhgues ndërkombëtarë u cilësuan “si zgjedhje që kanë përmbushur minimunin e standardeve demokratike, por që rrezikojnë demokracinë”.
Një Institut Suedez, V-Dem, në shtator 2020 e ka cilësuar Serbinë si një “autokraci elektorale” duke e radhitur atë në vendin e 139 nga 179 shtete të përfshira në Indeksin e Demokracive Liberale. Instituti ka theksuar se Serbia është e radhitur më së keqi nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Serbia përpos se ka kryer gjenocid në Bosnjë ka bërë të njëjtën edhe më 1998-99 në Kosovë duke vrarë më shumë se 13 mijë njerëz, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq dhe pati deportuar më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova.