Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.
Policia ka njoftuar se një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërkaq ky i fundit e ka goditur me një mjet prerës atë.
Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se të dy personat ndodhen ende në spital, nën kujdesin e mjekëve, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”.