Futbollistët e Monacos dhe Lyonit janë përleshur në fund të ndeshjes së djeshme dhe gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të shpërndante kartona të kuq.
Monaco pësoi humbje 3:2 nga Lyoni, dhe me këtë fitore të skuadrës së fundit, janë “nxehur” gjakrat, shkruan FrontOnline.
Kur gjyqtari e mbylli ndeshjes, futbollistët e Lyonit nisën festën dhe ndoshta shkaku i kësaj, kishte një kaos në fushën e lojës.
Nuk mund të dihet se kush i nisi tensionet në fushë, por që kishte një përleshje masive mes futbollistëve.
Pas kësaj, gjyqtari ndau tre kartonë të kuq./FrontOnline/