Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, Uka ka thënë se ndonëse u shërua, lufta e përgjithshme ndaj COVID-19 ende nuk është fituar.
“Të shëruar. Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19. Falemnderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë. Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë”, ka shkruar Uka.