×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi s’tregon nëse synojnë ta bëjnë Limajn president: Nismën do ta keni sërish në Kuvend, ju siguroj

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    Bilall Sherifi i Nismës pret që shefi i tij në parti, Fatmir Limaj dhe liderët e partive tjera politike të takohen gjatë javës së ardhshme për ta diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, qëndrimet e partive për këtë temë duhet të shprehen vetëm aty. Sherifi ka folur edhe për sondazhet, ndërsa është shprehur i bindur se Nisma e kalon pragun kurdo që mbahen zgjedhjet.

    Nisma Socialdemokrate nuk preferon që ta bëjë publik qëndrimin e saj për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka thënë pë Express se javën e ardhshme presin që të takohen kryetarët e partive në koalicion për ta shqyrtuar këtë çështje.

    Sherifi ka thënë se ka disa javë që partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë folur me njëri-tjetrin për zgjedhjen e presidentit.

    “Diskutimet e fundit për këtë çështje kanë qenë publike. Nuk ka takim të ri nga takimet që janë mbajtë para dy javësh apo tri, nuk e di saktë. Nuk ka ndonjë takim të ri. Dhe ajo që pritet është java e ardhshme, me u mbajtë një takim. Shpresohet së paku që z. Limaj, z. Mustafa, z. Haradinaj, të takohen dhe pastaj të fillojnë bisedimet rreth kësaj çështje së bashku me përfaqësuesin e PDK-së, përkatësisht z. Enver Hoxhaj. Nuk ka ndonjë datë të caktuar, por shpresojmë që kjo javë të jetë java që do të fillojnë të takohen. Por nuk ka ndonjë zhvillim kështu konkret”, tha Sherifi. “Përndryshe nuk ka ndonjë zhvillim të ri përtej atyre që janë diskutu edhe në debate telivizive siç e keni pa”.

    Sipas tij, është më mirë që palën në diskutimin për presidentin t’ia shprehin qëndrimet e tyre njëri-tjetrit në tryzë përpara se të flasin për këtë çështje në publik. Sherifi tha se sa herë që po ndodh kjo e dyta para të parës, po vështirësohet harmonizimi i qëndrimeve në tavolinë.

    “Z. Limaj do ta përfaqësoj qëndrimin e Nismës në tryezë. Nuk mendoj që – s’ë paku pikëpamja ime është kjo – nuk mendoj që tryezën duhet ta zhvendosim në publik. Mendoj që për ta ruajtur palët njëri-tjetrin, së pari duhet të shpërfaqin pikëpamjet e tyre në tavolinë dhe pastaj të dalin në publik. Siç po e shihni, sa herë që gjërat dalin më para në publik, pastaj është vështirë që të harmonizohen në tavolinë. Nisma mendon që para se të bëhet publike, atëherë duhet me u ulë në tavolinë, sepse bërja publike i krijon vështirësi takimit në tavolinë”, tha Sherifi.

    I pyetur nëse në tryezën e paralajmëruar do ta propozojnë shefin e partisë për president, Sherifi ka refuzuar të përgjigjet, por ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit në atë tryezë duhet të përcaktohen së pari nëse duan ta zgjidhin çështjen e presidentit, apo nëse duan të shkojnë në zgjedhje.

    “Nuk dua të hy në këto. Unë mendoj se sikur për z. Limaj, sikur për z. Haradinaj, sikur për z. Mustafa, duhet të vlejnë të njëjtat principe, të njëjtat parime. Pra, së pari duhet të vendosin nëse duan ta zgjedhin presidentin apo jo. Nëse nuk duan ta zgjedhin presidentin, atëherë duhet t’u hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Nëse duan ta zgjedhin presidentin, duhet t’i shikojnë formulat e kompromisit. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Sherifi.

    Ai i ka komentuar edhe sondazhet që po bëhen për zgjedhjet e ardhshme, disa prej të cilëva e renditin Nismën nën pragun minimal për t’u futur në Kuvend. Sherfi është shprehur i bindur se Nisma do të jetë sërish në Kuvendin e Kosovës, kurdo që mbahen zgjedhjet.

    “Unë një send mund t’ju siguroj, që Nismën do ta keni sërish në Kuvendin e Kosovës pa marrë parasysh a do të mbahen zgjedhjet tash, a do të mbahen në pranverë, a do të mbahen vitin e ardhshëm apo pas një viti… Nismën sërish do ta keni pjesë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Kaq mund t’ju them”, tha ai.

    Për këtë, Sherfifi ka thënë “mund t’ju siguroj dhe mund të më mbani për fjale në të ardhmen”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.