Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit.
Sherifi ka deklaruar se këto biseda po tregojnë fytyrën e vërtetë të “Vetëvendosjes”.
Ai e akuzoi partinë në pushtet për mashtrim.
Sipas tij, bashkëpunimi mes VV-së dhe Listës Serbe gjithmonë ka funksionuar.
“Çdo ditë po shpërfaqët fytyra e vërtetë e kësaj qeverie dhe bashkëpunëtorëve të tij. Këta janë mashtrues dhe bëjnë propagandë gjoja që janë anti-Radojçiq e anti-Lista Serbe e bashkëpunimin e kanë pas gjithmonë të ngushtë dhe në dëm të interesave të Kosovës. Dhe po bëhen bashkë kundër UCK, veteranëve e ligjeve të tjera”, u shpreh Sherifi për “Front Online”.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit tjetër ku dëgjohet teksa flet me kriminelin Milan Radoiçiq.
Kusari-Lila në një reagim në Facebook, ka shkruar se po e mbrojnë Radoiçiqin me “sound bites” dhe montazha të bisedave me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq./FrontOnline/