Dy milionë euro janë avulluar nga Ministria e Financave, raporton Front Online.
Këto para janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, një pjesë e të cilave është transferuar jashtë vendit.
Për avullimin e këtyre dy milionë eurove ka reaguar edhe Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi.
Ai ka thënë se duhet të gjykohet një akt i till dhe se duhet të shërbejë për siguri më të madhe në sistemin financiar në Kosovë.