Dy milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit në llogarinë e një kompanie private me emrin LDA Group Shpk, në pronësi të Kadri e Valon Shalës.
Pikërisht i dyshuari për këtë skandal, Kadri Shala vlerësohet të jetë anëtar i partisë së Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate.
Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi është shprehur se nuk ka njohuri nëse Shala është anëtarë i Nismas, por që sipas tij, autorët e këtij krimi duhet të dënohen.
“Unë e lexova në media atë. Unë nuk e njohë dhe nuk e di kush është ai, por mund edhe të jetë anëtarë i Nismës. Nisma distancohet nga një veprim i tillë dhe fton të gjithë sistemin e drejtësisë, ta ndjekin deri në fund këtë rast dhe ata që kanë kryer këtë krim ta marrin dënimin e merituar”, tha ai në Prime Time./Front Online