Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti nga Programi ICITAP&INL ka pranuar donacionin e radhës nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
SHKK ka pranuar nga INL, maska mbrojtëse, dezinfektues për duar , dorëza, telefon –“Cisko 7841”, TV Samsung, inventor, bateri 12 V 200 amp dhe pajisje për intervenime të shpejta.
Pranim-dorëzimit i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
INL me këto donacione po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të besueshëm, efektiv dhe të vetëqëndrueshëm.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, parandalimin e përhapjes së pandemisë “Covid19” në institucionet korrektuese, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës brenda SHKK-së.
Me këtë rast, z. Thaçi falënderoi z. Waddoups dhe Qeverinë e SHBA-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të organeve te sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.
Në fund, z. Ëaddoups dhe z. Thaçi së bashku vizituan nga afër hapësirat e Qendrës Korrektuese Lipjan.