×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’

    FrontOnline
    25 Nëntor 2024

    Sistemi i pranimit të udhëtarëve dhe valixheve mund të bëhet nga vetë udhëtarët përmes kioskave të “Self-Check-in”.

    Prishtinë-25 Nëntor 2024 – Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e udhëtarëve tani Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in.

    ANP ‘Adem Jashari’ LKIA nga muaji gusht ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.

    Tani aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.

    Aktualisht deri në finalizimin e projektit që përfshin edhe implementimin e paisjeve biometrike Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë Wizz Air, Easy Jet, Eurowings, Chair, GP Aviation, Pegasus Airlines, Tui Fly, Trade Air, Austrian Airlines, Sunexpress, Enter Air etc.

    Udhëtarët duhet të përdorin këto paisje në pajtueshmëri me kohën e hapjes dhe mbylljes së fluturimit ku për një fluturim mund të fillojnë procedurat e Self Check-in 3 orë para nisjes së fluturimit dhe përfundojnë 40 min para orës së nisjes.

    Dokumentet e nevojshme për përdorimin e Self Check-in:

    Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë. Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit.
    Përjashtim nga kjo përbëjnë rastet kur udhëtarët kanë përfunduar check-in online me ID kartelë. Në ato raste ata mund të përdorin edhe letërnjoftimin e tyre për të printuar biletën e tyre në Kioskat për Self Check-in.  Nga muaji Gusht kur edhe ANP ka vënë në funksion Self Check-in, janë 26 mijë udhëtarë që kanë kryer procedurat nga vetë ata dhe rreth  dhe janë procesuar mbi 15 mijë valixhe nëpërmjet Bag drops.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka kërkuar presidentes Osmani që të rikthejë ligjin e buxhetit për vitin 2025 në Kuvend për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ryva Kajtazi sot ka humbur babain. Ajo në një postim në rrjete sociale ka njoftuar familjarët dhe miqtë e saj se babai...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka komentuar akuzat e Qeverisë së Kosovë ndaj Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se Qeveria dhe sistemi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm...
    Front TV25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Pritja ceremoniale është mbajtur...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.