×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët

    FrontOnline
    12 Janar 2025

    Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën.

    Rritja e rasteve me HMPV javë më parë kishte ngjallur frikën për përhapjen e një pandemie në mbarë botën.

    HMPV-ja, e cila i përket të njëjtës familje si virusi sincicial respirator, shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose ftohjen, përfshirë ethe, kollë dhe kongjestion nazal.

    Simptomat shpesh zhduken vetë, megjithëse ato mund të shkaktojnë infeksione të traktit të poshtëm respirator te fëmijët, tek të moshuarit dhe te ata me imunitet të kompromentuar.

    “Metapneumovirusi njerëzor nuk është virus i ri, sepse ka qenë i pranishëm te njerëzit për të paktën disa dekada”, tha Wang Liping, hulumtuese në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë një konference për shtyp nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës.

    Wang shtoi se rritja e rasteve të virusit në vitet e fundit, i zbuluar për herë të parë në Holandë në vitin 2001, lidhet me metoda më të mira zbulimi.

    “Aktualisht, shkalla e rasteve pozitive në zbulimin e metapneumovirusit njerëzor po luhatet, ndërsa shkalla e rasteve pozitive në provincat veriore është në rënie, dhe shkalla e rasteve pozitive te pacientët nën moshën 14-vjeçare ka filluar të bjerë”, tha ajo.

    Shqetësime u rritën ditët e fundit lidhur me rritjen e infeksioneve me HMPV në Kinën veriore, pasi u shpërndanë pamje në internet që treguan spitale të mbushura me pacientë me maska. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk është njoftuar për shpërthime të pazakonta të infeksioneve në Kinë apo diku tjetër.

    Javën e kaluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues.

    Instituti tha asokohe se nuk kishte ndonjë rast me HMPV në Kosovë.

    Ekspertët thonë se HMPV-ja nuk është si COVID-19, pasi ka qenë i pranishëm për dekada dhe ekziston një imunitet i ndërtuar kundër tij. Shumica e fëmijëve infektohen me këtë virusin deri në moshën 5-vjeçare.

    Wang tha se sëmundjet respiratore që po i prekin njerëzit në këtë kohë në Kinë, shkaktohen nga patogjenë të njohur dhe nuk janë shfaqur sëmundje të reja infektive.

    Numri i pacientëve në klinika dhe reparte të emergjencës në mbarë vendin është në rritje, por përgjithësisht më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Gao Xinqiang, zëvendësdrejtor i Departamentit të Reagimit të Urgjencës Mjekësore të komisionit të shëndetësisë.

    Numri i të prekurve nga gripi në të gjithë vendin pritet të bjerë gradualisht në mesin ose fundin e janarit, tha Hu Qiangqiang.

    Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për HMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë.

    Ekspertët këshillojnë masa parandaluese kundër marrjes së virusit dhe sëmundjeve të tjera respiratore, sic është larja e duarve rregullisht, shmangia e vendeve të mbipopulluara dhe bartja e maskës në vende të mbipopulluara. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare. Siç kishte raportuar...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Numri i të plagosurve nga përplasja e dy tramvajeve në stacionin qendror të Strasburgut ka shkuar në 68, konfirmuan autoritetet. Incidenti ndodhi...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas disa orësh kërkim, bënë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Gjatë mbrëmjes të së shtunës, në Fier u plagos një 16-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas disa orësh kërkim, bënë...
    Lajme12 Janar 2025
    Dje zhvilluar një tubim madhështor në mbështetje të fitores për Kosovën nga AAK -Nism ,deputeti Artan Nimani gjate  fjalës së tij, ai...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Xheneta kanë ngacmuar Drilonin, teksa i kërkuan që t’ua sillte nga një kafe. “Po de shokoladë të thjeshtë pa sheqer,...
    Lajme12 Janar 2025
    Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë në prag. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar...
    Vip12 Janar 2025
    Një situatë pak më komplekse, përjetuan sot Sara e Driloni kur po qëndronin në ambientet e oborrit të shtëpisë. Teksa dyshja po...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kushti i vetëm i Shteteve të Bashkuara për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) është që të mos ketë rrjedhë të parasë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.