Lousiana ka deklaruar viktimën e parë nga gripi i shpendëve në Shtetet e Bashkuara.
Ky është rasti i parë i vdekjes në SHBA që ka lidhje me këtë virus, i cili ka shkaktuar shqetësime për shëndetin publik.
Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si H5N1, mund ta transmetojnë shpendët e egër dhe ato të fermave dhe ndonëse përhapja tek njerëzit ka qenë e rrallë, raste të infektimit janë regjistruar në disa shtete.
Institucionet janë duke marrë masa të kujdesshme dhe rekomandojnë përforcimin e masave të sigurisë për të mbrojtur popullsinë nga rreziku i mundshëm./Sinjali/