Sot shtëpia e Big Brother Vip Albania është veshur me ngjyrat e dashurisë, ku që në mëngjes banorët i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit në mënyra të ndryshme.
Sot ndryshe nga herët e tjera ku në shtëpi mbizotërojnë debatet, sharjet, ngacmimet, po shohim vetëm dashuri, puthje e përqafime, ndonëse me “detyrim” nga Vëllai i Madh.
Megjithëse puthja është shenjë e dashurisë dhe afeksionit që kanë njerëzit ndaj njëri-tjetrit, ka edhe puthje si ajo e Dea Michel dhe Kejsit që ia dhuruan njëra-tjetrës në buzë, përpara miliona shqiptarëve për të treguar sa të dashura ato janë.