Kalldrëmtë e Prizrenit që çojnë në Kalanë e këtij qyteti kanë nisur që të zëvendësohen me kocka betoni. Ani se , zona përreth kalasë është zonë e mbrojtur me ligj.
Një banore e Prizrenit ka postuar foto mëngjesin e sotëm ku shihet se si kubëzat kanë nisur që të vensosen në pjesët ku kalldrëmet shum-vjëcarë kanë qenë të shtruar.
“Miremengjesi nga qyteti im i bekuem. Keshtu e mbrojme trashegimine, pak ashtu, pak keshtu! Shtator 2020, lagjia Nenkalaja, Prizren”, ka shkruar kjo qytetare.