Pas 12 vjetësh, skuadra nga Lipjani, Ulpiana e ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Me fitoren e djeshme 1:2 ndaj Ramiz Sadikut, të besuarit e Fadil Ademit janë rikthyer në elitë, raporton FrontOnline.
Ndeshja u zhvillua në kryeqytet, derisa për shkak të masave anti-COVID, tifozët nuk u lejuan në stadium.
Pas përfundimit të ndeshjes, dhjetëra tifozë nga Lipjani zbarkuan në stadiumin e Ramiz Sadikut në kryeqytet për ta festuar inkuadrimin në Superligë.
Fillimisht, sigurimi i stadiumit nuk i lejoi tifozët të hynin, megjithatë një futbollist i Ulpianës insistoi për një gjë të tillë, derisa në fund kërkesa e tij u aprovua.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme të siguruar nga FrontOnline: