Një kishë me gjashtë kate në Ganë, shtet në Afrikën Perëndimore, është shembur, me ç’rast 21 persona e kanë humbur jetën.
Drejtori i Organizatës Kombëtare për Menagjimin e Katastrofave, Richard Amo Yartey, njoftoi mediet se kisha 6-katëshe është shembur në zonën Manso Akroso, duke lënë të vdekur 21 persona deri më tani.
Drejtori Yartey tha se i kanë gjetur trupat e 18 personave, ku 8 prej tyre janë shpëtuar, shkruan Gulftoday.
“Kisha e Prosperitetit” u shemb në qytetin Akyem Batabi menjëherë pasi adhuruesit kishin përfunduar një ritual lutjeje.
Një i mbijetuar i tha medieve lokale se rreth 60 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u shemb.
Shkaqet e aksidentit ishin ende të panjohura, por themeluesi i kishës, prifti Isaac Ofori, i njohur gjerësisht si Akoa Isaac, po ndihmon policinë rreth hetimit të kësaj shembjeje.
Pretendohet se ishin 60 persona duke kryer ritualin e lutjeve kur kisha u shemb, por ende nuk dihet saktësisht sa persona kanë humbur jetën dhe sa kanë shpëtuar.