Shelby American ka përgatitur një paketë të përmirësuar për të modifikuar F-150 Raptor të Ford-it, model i viteve 2021 dhe 2022. Si fillim, ndërsa F-150 Raptor i fabrikës ka 450 kuaj fuqi, ky version Shelby ka 525 kuaj fuqi.
Për më tepër, Shelby American Ford F-150 Raptor mori gjithashtu një sistem shkarkimi sportiv Shelby, pezullim të modifikuar, parakolp të ri të përparmë, drita shtesë LED, kapuç të ri, grilë Shelby, pragje, rrota 18 inç me goma BF Goodrich, xhama të lyer, elemente të brendshme me fibër karboni, pedale alumini, logo Shelby në karrige dhe dyshekë.
Çmimet për Shelby American Ford F-150 Raptor në SHBA fillojnë nga 127,895 dollarë./FrontOnline/