Hoxha Shefqet Krasniqi ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Thotë se ky i fundit ka fyer komunitetin myslimanë në Kosovë pasi ai në Paris përfaqëson shtetin e Kosovës.
“Qëndrim Gashi e ka prek çdo mysliman dhe myslimane në Kosovë. Qëndrim Gashi nuk e përfaqëson vetveten e vetë në Francë. Një Ambasadë është një mënishtet i huaj në një vend tjetër. Me thjeshtësu, është Kosova e vogël diku brenda në Paris andaj e përfaqëson kombin shqiptar me 97 për qind myslimanë me komunitetet tjera që s’janë shqiptarë. Nëse ka gabu, është ngut pse mos të kërkojë falje, pse mos të tërhiqet”, tha Krasniqi në emisionin “Personale’ në RTV Dukagjini.
Por ambasadori Gashi ka deklaruar se nuk tërhiqet nga veprimi i tij?
“Nuk është penduar sepse këta kanë faj që e kanë çu edhe që e durojnë dhe nuk e shkarkojnë sepse duhet me shkarkuar menjëherë, me i dhënë mend këtij dhe të tjerëve sepse ky i ka fyer myslimanët. Ky është treguar axhami, ky shkollë ka por fatkeqësisht mend s’skish boll, kulturë jo, respekt jo, e që e ka humb atë prestigj që e ka pasur te njerëzit”, shtoi ai.
“Unë kam qenë prej atyre që e kam respektuar për hatër të dijes që ka, gradës shkencore që ka sepse njerëzit e dijes duhet me i respektuar. Ama edhe ai duhet të respektojë vetën dhe të tjerët. Pse ke dije mos i çu hundët përpjetë, pse ke dije mos i shkel të tjerët se tani del mendjemadh, del kryerlartë dhe i lig para të tjerëve dhe i jep hije të keqe edhe diplomave që i ke marrë. Mbaje cilën fe të duash por respektoji të tjerët’, theksoi ai.
Sipas Krasniqit Gashi shkeli të drejtën e fjalës pasi bëri fyerje.
“Sjellja e tij është fëmijërore, e një axhamie që e thotë fjalën pa mëndu, pa mëndu dy herë. Nuk është liri e shprehjes kur na fyen”, theksoi ai.