-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefja e BE-së thotë se përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

    Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska “po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve”.

    “Ne nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të këtij vendi”, tha Kaja Kallas, duke iu drejtuar ushtarëve të EUFOR-it, misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, i cili gjithashtu ka mandat ekzekutiv nga Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e vendit përmes përdorimit të forcës.

    Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.

    Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.

    Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.

    Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.

    Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.

    Kallas kujtoi se BE-ja dërgoi qindra ushtarë shtesë në Bosnje në mars dhe se EUFOR-i mbështet Forca e Armatosur e Bosnjës nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes për çminimin.

    “Ne jemi të shqetësuar për këtë vend dhe të ardhmen e tij. Retorika nxitëse dhe përpjekjet për ndarje janë të rrezikshme, të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Bosnjën”, tha Kallas.

    Pas takimit me komandantët e EUFOR-it, Kallas është planifikuar të takohet me Presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, Zheljko Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.

    Kallas është në një turne në Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisi me vizitë në Mal të Zi të hënën dhe para se të mbërrinte në Bosnje qëndroi në Shqipëri të martën paradite.

    Në Tiranë, ajo u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Shqipëria është partnere e fortë e BE-së dhe se si anëtare e NATO-s është plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.

    Në Podgoricë, Kallas u takua me kryeministrin Milojko Spajiq dhe në Cetinje me presidentin malazez Jakov Milatoviq.

    Kallas tha në Podgoricë se ishte e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe njoftoi se do të diskutohej gjatë vizitës së saj në Sarajevë. Ajo tha gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm.

    Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.

    Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

    Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë turneut të kësaj jave në Ballkan. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, se “momentumi” për zgjerimin evropian është...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Gjykata turke ka burgosur në pritje të gjyqit 18 punonjës të bashkisë së Stambollit për akuza për korrupsion. Kështu raportoi të mërkurën...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump festoi 100 ditëshin e mandatit të tij të dytë me një tubim fushate në Michigan, gjatë të cilit...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Sot i është shpërthyer vetura private e ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari Ai para mediave ka thënë se...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra në 26 vjetorin e rënies së tij, duke bërë...
    Lajme30 Prill 2025
    Afër 1 milion euro dëm i kanë shkaktuar shtetit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes nënshkrimit të një kontrate për eliminimin...
    Lajme30 Prill 2025
    Duke filluar nga data 5 maj 2025, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të Ilaz Kodrës në 26-vjetorin e rëniës së tij heroike....
    Lajme30 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.