×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ZRrE-së: Nëse keni paguar 50 euro deri sot, do të paguani 58 euro pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është 100% duke u bazuar në inflacionin global.

    Sipas tij, edhe pse vendi pati rritje të çmimit të energjisë në tri vitet e fundit, Kosova ende mbetet në fund të listës së vendeve me çmimin më të lirë të energjisë elektrike.

    Fejzullahu thekson se rritja e çmimit është e domosdoshme për të mbuluar kostot e importit, të cilat ose duhet t’i paguajë konsumatori, ose të subvencionohen nga qeveria.

    “Nëse një konsumator deri më sot ka paguar rreth 50 euro për energjinë e shpenzuar, pas rritjes së tarifave ai do të paguajë rreth 58 euro, pra minimalisht 8 euro më shumë. Ndërsa bizneset do të paguajnë tarifa të tjera”, ka thënë Fejzullahu.

    Në anën tjetër, është komentuar edhe nisma qytetare “Asnjë cent më shumë”, për të cilën kreu i ZRRE-së ka thënë se e kupton shqetësimin e qytetarëve, por reflektimi në tarifa ka qenë i domosdoshëm.

    “Nëse kemi protesta dhe mosbindje qytetare, do të ketë reduktime, sepse asnjë furnizues nuk mund të mbulojë këto kosto. Nuk ka alternativë tjetër përveç reflektimit në tarifa. Për ata qytetarë që nuk mund ta përballojnë faturën, duhet të aplikojnë për subvencionim tek Ministria e Financave”, ka pohuar Fejzullahu në T7, sipas Gazetës Express.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot, janë bërë tre vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ajo ishte njëra prej mikeve më të mëdha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë sot një takim me diasporën shqiptare në Napoli, në orën 15:00. Ky takim...
    Vip23 Mars 2025
    Duket se marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit ka pësuar një tjetër kthesë, me dy banorët që janë afruar sërish me njëri-tjetrin. Gjatë...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se sulmet ruse në mbarë vendin e tij vazhdojnë të jenë një “realitet i përditshëm”, pavarësisht...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt. Papa...
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.