Përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahit Tanin ka uruar Kryeministrin Kurti për detyrën e re, njofton zyra e e kryeministrit.
“Me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga Përfaqësuesi Special i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin.
Ai ka garantuar gatishmërinë e misionit që ai udhëheq për ta mbështetur Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e promovimit të paqes dhe stabilitetit, në interes të qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.