×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i NATO-s: Situata fragjile në Kosovë dhe përparimi i dobët në dialog, po na shqetësojnë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për media nga Brukseli para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare, ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese.

    Në këtë konferencë, siç raporton Klankosova.tv, ai tha se situata fragjile e sigurisë në Kosovë, progresi i pakët i bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërcënimet secesioniste në Bosnje e Hercegovinë, janë ato që po kontribuojnë në këtë aspekt.

    Ai tha po ashtu se Rusia po ashtu kërkon të minojë demokracitë në rajon me kërcënime kibernetike dhe hibride, përfshirë dezinformimin, keqinformimin duke përdorur pika të dobëta të brendshme për të nxitur përçarjet.

    Për më shumë se dy dekada, Rutte tha se KFOR-i ka punuar për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, dhe për lirinë e lëvizjes.

    “Përkushtimi i NATO-s për KFOR-in mbetet edhe tani i fortë”, deklaroi shefi i NATO-s, Mark Rutte, raporton Klankosova.tv.

    Takimi mes ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s do të mbahet në Bruksel më 17 dhe 18 tetor.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Pas publikimit të disa incizimeve me zë që kishte bërë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me zyrtarë të lartë të Listës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së...
    Lajme16 Tetor 2024
    Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar sot se Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Republikën...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është jetike që Qeveria Kurti, të cilën e ka quajtur edhe si qeveri të...
    Sport16 Tetor 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now komentoi performancën e ekipit të Kosovës...
    Sport16 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë tek Dardanët në fitoren ndaj Lituanisë dhe...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Serbia dhe Rusia vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e strukturave të sigurisë. Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Serbisë gjatë vizitës...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Plani i Izraelit për t'iu përgjigjur sulmit të Iranit të 1 tetorit është gati. Burime konfidenciale për median e njohur amerikane CNN...
    Lajme16 Tetor 2024
    Vrasja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahut, më 20 janar të këtij viti e pati tronditur opinionin. Vendimi ndaj dy të akuzuarve, mori formën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.