×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefi i NATO-s shpreson se Ukraina do t’i bashkohet aleancës brenda 10 vjetëve

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se shpreson se Ukraina do të mund t’i bashkohet aleancës ushtarake brenda dhjetë vjetëve të ardhshme.

    “Vërtet shpresoj se Ukraina do të bëhet aleat”, tha Stoltenberg duke iu përgjigjur pyetjes për zgjerimin e mundshëm të NATO-s në dhjetë vjetët e ardhshme.

    Ai u bëri thirrje aleatëve të NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me më shumë armë dhe municione për t’i ndihmuar ta mposhtë pushtuesin rus.

    “Sa më e madhe që të jetë mbështetja, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, theksoi ai.

    Stoltenberg, të cilit i mbaron mandati më 1 tetor, i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, e cila u publikua të premten.

    Liderët e NATO-s do të takohen javën e ardhshme në Uashington, për ta festuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës, ku pritet të njoftojnë mbështetje të re për Ukrainën.

    Ukraina është duke trokitur në dyert e NATO-s qysh prej vitit 2008, kur iu premtua se një ditë do të jetë anëtare.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërkohë, ka thënë kohë më parë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e Uashingtonit, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.

    Njëra prej gjërave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

    Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës.

    Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s tash, kjo është shumë e qartë.

    NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë./REL

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar, tha të hënën shërbimi i monitorimit të ndryshimeve klimatike të BE-së, duke...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie. Himara do të mbajë zgjedhje...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, më 8 korrik, disa ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin...
    Të tjera
    Kronika08 Korrik 2024
    Është raportuar në polici zhdukja e një gruajë në Podujevë. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Më...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie. Himara do të mbajë zgjedhje...
    Lajme08 Korrik 2024
    I pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, për FrontOnline, potencon se ky projekt do të siguronte ujë të pijes për rreth 70% të...
    Kronika08 Korrik 2024
    1 mijë e 791 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 20...
    Sport08 Korrik 2024
    Pritet që tifozët e Anglisë të jenë në numër më të vogël për herë të parë në Europian, kur të përballen me...
    Kronika08 Korrik 2024
    Ka vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë, rast të cilin është duke e hetuar policia. Në raportin 24 orësh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.