Shefi i EULEX’it, Lars Gunnar Wiegemark, ka vizituar pikën kufitare Multivodë, bashkë me kolegun e tij në detyrë, Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialog, Miroslav Lajçak. Wiegemark ka shprehur shqetësimin për infrastrukturën në pikën e përbashkët kufitare.
Kreu i EULEX’it, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është ndarë i pakënaqur me vendin ku po qëndrojnë policia dhe dogana serbe.
“Ndryshe nga një pikë e ngjashme e përbashkët kalimi (ZTP) në Merdare, policia dhe doganat serbe janë ende ulur në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët”, ka thënë ai.
Visiting with EUSR @MiroslavLajcak colleagues the state of the art ?? ?? Common Crossing Point at Mutivodē financed and designed by the ??. But unlike at the similar CCP at Merdare, the Serbian police ?♀️ and customs are still made to sit in old and poorly equipped containers! pic.twitter.com/tEDb8KVwMT
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) November 27, 2020
Merdarja dhe Mutivoda janë ndër gjashtë pikat e kalimeve të përbashkëta, për të cilat Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord të veprojnë sipas Protokollit Teknik IBM të arritur në 2012 në Bruksel.
BE, nga marrëveshja e IBM’së, ka kërkuar nga të dyja vendet përgatitje të lartë infrastrukturore nëpër pikat kufitare me menaxhim të përbashkët.
Financuese e projekteve që dalin nga IMB’ja është BE’ja.