Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.
Gjatë kësaj vizite, z. Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe Dhomës operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.
Po ashtu, ai u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u ndërmarrë nga të gjithë prokurorët kujdestar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera, për të siguruar një proces zgjedhor me integritet.
Shefi i EULEX-it përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij.