Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai ka thënë se bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes.
Njoftimi i plotë:
Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.
Faleminderit!