Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Aston Martin, ka emëruar ish-kreun e Bentleyt, Adrian Hallmark, si CEO të ri.
Hallmark është bërë CEO i tretë i Aston Martin që kur aksioneri kryesor, Lawrence Stroll, mori përsipër markën në vitin 2020.
“Kur Amadeo u emërua CEO, ne u pajtuam që ai të drejtonte një fazë të re ritjeje dhe zhvillimi. Tashmë ne e kemi përmbushur atë premtim”, tha Stroll.
“Unë besoj se tani është koha e duhur për të lejuar kompaninë të kalojë në udhëheqje të re”, tha Felisa.
Ndryshe, Hallmark ka njoftuar se po largohet nga Bentley me kërkesën e tij dhe me pëlqim të ndërsjellë, në kërkim të sfidave të reja jashtë grupit Volkswagen.
Ai pritet të marrë në dorë kompaninë e re jo më vonë se 1 tetor. /Telegrafi/