Shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog është takuar sot në Kuvend të Kosovës me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Szunyog përmes një shkrimi në Twitter, derisa ka shpërndarë edhe foto nga takimi.
Në takimin ku nga LDK-ja kanë qenë shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi dhe deputeti Shkëmb Manaj, Szunyog thotë se është folur për reformat që lidhen me Bashkimin Evropian, ato që duhet të zbatohen dhe të japin rezultate.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ka kërkuar nga LDK-ja që të koordinohet me partnerët e koalicionit dhe opozitës për çështje të cilat janë me interes kombëtar.
With @LDKzyrtare ??Assembly caucus today spoke of EU-related reforms: they need to be implemented more vigorously & produce results. SAA & #EuropeanReformAgenda offer tools for this. Important to coordinate with coalition partners & opposition on issues of national interest. pic.twitter.com/Gf2NvbGFLI
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 27, 2020