Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka përgëzuar KQZ-në pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për më pak se një muaj.
Ambasadori Szunyog ka shkruar se pret që insitucionet e Kosovës të formohet shpejt dhe të punojnë për popullin e Kosovës.
“E vlerësoj që KQZ ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK’ja 19, LDK’ja 15, Srpska Lista 10, AAK’ja 8, KDTP’ja 2, VAKAT 1, IRDK’ja 1, RI’ja 1, NDS’ja 1, SDU’ja 1, JGP’ja 1, PAI 1, LPRK’ja 1.
Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.
Appreciate that @KQZKosova was able to certify election results less than one month after the election day. Expect Kosovo institutions (parliament, government and president) to be established soon and to start working for the benefit of Kosovo people. pic.twitter.com/EecLa1UVpf
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 13, 2021