×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE-së: Jam i befasuar me uljen e pagave për gjyqtarë e prokurorë

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjykatësit dhe prokurorët.

    Në një postim në Twitter, ai tha se “jam befasuar” nga ky vendim.

    “Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i ulur dukshëm pagat e gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Szunyog.

    Ai thotë se “financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurë themele të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit integrues në BE”.

    Qeveria, në mbledhjen e djeshme, e ka proceduar për miratim në Kuvend Projektligjin për Paga, por paraprakisht ua ka ulur pagat gjyqtarëve e prokurorëve.

    Ekzekutivi mori këtë vendim, duke shfuqizuar atë të marrë në mandatin e parë të Qeverisë Kurti.

    Atëkohë e pati shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj që rriste për 100 për qind pagat e të emëruarve politikë dhe që kishte efekt edhe te dyfishimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi për uljen e pagave të stafit politik nuk kishte efekt në sistemin e drejtësisë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.