×
  • Lajme
  • Lajme

    Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situatën politike në vend dhe raportet aktuale mes Kosovës e Bashkimit Europian derisa kryeministri Albin Kurti qëndroi në Bruksel këtë javë.

    Ai tha se Kurti ndoqi këshillën e BE-së për të mos e hapur Urën e Ibrit për qarkullim të veturave dhe thotë që pasi udhëheqja e re e bllokut të vihet në vend, masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë. Këtu ai e lidhi edhe me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

    “Kryeministri Kurti është në Bruksel këtë javë që sigurisht mund të lobojë që masat e BE-së të hiqen. Ai ka ndjekur këshillën e BE-së për të mos rihapur urën e Mitrovicës për trafik. Por lidershipi i ri i BE-së nuk ka marrë ende detyrën pas zgjedhjeve të Parlamentit të BE-së qershorin e kaluar. Komisioni i ri u emërua. Dialogu Beograd-Prishtinë duhet të rifillojë së shpejti. Kështu që pres që masat e BE-së kundër Kosovës të hiqen më vonë këtë vjeshtë me kusht që të ketë një periudhë qetësie në veri dhe që Prishtina të bëjë përpjekje për të riintegruar serbët në polici, gjyqësor dhe administratën lokale. Vuçiq ka bërë thirrje që kjo të ndodhë dhe do të jetë një provë për të që të punojë në mënyrë konstruktive për të ndihmuar në zbatimin e saj”, tha dje Shea në një intervistë për RTKlive.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe më pas e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë dje. Policia ka njoftuar sot në raportin 24 orësh...
    Lajme22 Shtator 2024
    Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”. Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Tashmë ka përfunduar meçi i madh mes Joshuas dhe Dubosi, i cili u mbyll me nokaut në rundin e pestë, raporton Sinjali....
    Sport21 Shtator 2024
    Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe që mori ndaj...
    Sport21 Shtator 2024
    Tyson Fury ka folur përpara ndeshjes së sotme mes Anthony Joshuas dhe Daniel Dubois, për të cilën do të jetë në afërsi...
    Sport21 Shtator 2024
    Anthony Joshua dhe Daniel Dubois kanë bërë ecjen drejt ringun për përballjen në peshën e rëndë në boks. AJ dhe Dynamite luftojnë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbretërojë gjatë fundjavës. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e gjatë ditë maksimalet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,u takua me ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu, me të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.