×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, si do të shkurtojnë shpenzimet e qeverisë dy sipërmarrësit miliarderë

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2024

    Ai mund të njihet më mirë nëpër botë si babai i kompanive Tesla dhe SpaceX. Por pas pak muajsh, Elon Musk pritet të merret me shpenzimet e qeverisë amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti shpjegon se çfarë aftësish do të sjellë zoti Musk në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

    Elon Musk, i njohur si truri pas kompanive SpaceX dhe Tesla, do të përqëndrohet tek shpenzimet e qeverisë në një entitet të ri që do të quhet Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), akronimi i të cilit përkon me emrin e një kriptomonedhe.

    Do t’jua heqim qeverinë nga kurrizi dhe xhepat tuaja”, deklaroi zoti Musk.

    Agjencia e re DOGE synon të shkurtojë rreth 2 trilionë dollarë shpenzime, pra rreth një të tretën e buxhetit të qeverisë, dhe tre të katërtat e punonjësve të qeverisë.

    “E ardhmja do të jetë mahnitëse!”, tha zoti Musk.

    Ai nuk ka përvojë qeveritare, ashtu siç ishte edhe rasti me Donald Trump-in kur kandidoi për herë të parë. Por, kompanitë e tij SpaceX dhe Tesla kanë rezultuar efikase, veçanërisht me riorganizimin e linjës së prodhimit të makinave Tesla. Gjatë pandemisë COVID-19, zoti Musk zhvendosi zyrat qendrore të Teslas nga Kalifornia në Teksas, duke fajësuar rregulloret e tepërta dhe kostot e larta.

    Ai dhe bashkëkryetari i agjencisë së re DOGE-s, sipërmarrësi miliarder Vivek Ramaswamy, pritet të ndjekin një proces të ngjashëm dhe të eliminojnë shumë rregullore federale. Për të reduktuar kostot, entiteti i ri DOGE do të sugjerojë mbylljen e disa agjencive dhe do të ndërmarrë hapa për të nxitur dorëheqjet masive të punonjësve federalë duke i dhënë fund programeve popullore të punës në distancë dhe duke zhvendosur disa zyra jashtë Uashingtonit.

    Do t’u duhet të mësojnë dhe të kuptojnë se presidenti nuk është mbret – ose të paktën nuk supozohet të jetë në këtë vend – dhe se do të përballen me probleme kushtetuese. Do të përballen me ligjet dhe nevojën për autorizim nga Kongresi”, thotë sindikalisti Steve Lenkart, nga Federata Kombëtare e Punonjësve Federalë.

    Për këtë qëllim, zoti Musk dhe zoti Ramaswamy vizituan rishtazi Kongresin. Shumë ligjvënës mbështesin objektivin e deklaruar të entitetit të ri DOGE për të shkurtuar shpenzimet qeveritare, por ka të ngjarë t’i rezistojnë shkurtimeve që ndikojnë tek votuesit e tyre. Të tjerë e dinë se dy sipërmarrësit kanë një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur.

    Zoti Musk dhe nëna e tij festuan Ditën e Falënderimeve me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago, ndërsa zoti Ramaswamy postoi në Instagram pamje ndërsa lexonte në plazh gjatë Ditës së Falënderimeve se si duhet të zvogëlohet buxheti.

    Nuk di nëse e keni njohur tashmë Elonin, por ai nuk vjen me daltë. Ai vjen me motosharrë. Dhe do ta përdorim atë për burokratët”, tha zoti Ramaswamy.

    Entiteti i ri DOGE u krijua si një komision këshillimor i jashtëm që do të rekomandojë shkurtime për administratën e Presidentit Trump dhe Kongresin, që do të ketë autoritetin përfundimtar mbi çdo vendim.

    Zoti Musk dhe zoti Ramaswamy nuk do të marrin rrogë nga qeveria. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka thënë se qeveria britanike ka pasur “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Një vajzë 17 vjeçare nga Durrësi ka vdekur sot. Mediat në Shqipëri raportojnë se ajo ishte prekur nga sëmundja e meningjitit. Bëhet...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Të paktën katër persona janë lënduar pasi një tornado goditi veriun e Kalifornisë, sipas autoriteteve lokale. Si pasojë, policia ka bërë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Të paktën katër persona janë lënduar pasi një tornado goditi veriun e Kalifornisë, sipas autoriteteve lokale. Si pasojë, policia ka bërë të...
    Kronika15 Dhjetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, një person ka humbur jetën dhe një...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Është përfshirë nga zjarri një banesë në Sarandë, saktësisht në rrugën e pestë në këtë qytet. Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Mungesa e fuqisë punëtore, ngritja e çmimit të materialit ndërtimor, poashtu ngritja e çmimit të tokave me koncesion janë arsyet që, sipas...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Tërmeti me magniturdë 6.1 ballë është regjistruar sot në perëndim të Neiafu – Tonga, në Oqeanin Paqësor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Thellësia...
    Vip15 Dhjetor 2024
    Këngëtarja shqiptare, Keisi Medini është shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, Keisi ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshe....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.