Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm në SHBA, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 144.715 raste të reja, duke e ccuar numrin e përgjithshëm në 10.573.232.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 245.965, prej të cilëve 1.446 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,60 milionë të infektuar aktivë, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 160 milionë.
Shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.042.439 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.876 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,64 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,70 milionë.